image Të enjten dy seanca, në votim edhe disa marrëveshje ndërkombëtare

Politikë

Të enjten dy seanca, në votim edhe disa marrëveshje ndërkombëtare

news image

Të enjten do të mbahen dy seanca plenare, ku deputetët do të votojnë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare. Kështu është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku deputeti i LVV-së, Armend Muja shtoi se PDK e ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në votim. Ai u shpreh se arsyeja e mos-pjesëmarrjes në votim të kësaj partie është sanksionimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u shpreh se zgjedhjet nuk janë në dobi të opozitës në këtë kohë, por që shtoi se për këtë nuk frikësohet Lëvizja Vetëvendosje.

“Të enjten do të jenë dy seanca, një seancë e cila në mëngjes do të mbahet me kërkesë të opozitës dhe e dyta do të mbahet sipas rendit të ditës dhe aty do të hidhen në votim disa marrëveshje ndërkombëtare. Marrëveshja ndërkombëtare që do të hidhet në votim është mirë që të kuptohet nga publiku, janë dy marrëveshje të financuara nga qeveria gjermane, një marrëveshje për bujqësi për zonën malore me qeverinë gjermane, tjetra është për KOST-in sa i përket riparimit të linjave të fuqisë 110 dhe 220. Një marrëveshje tjetër që hidhet në votim është me Qeverinë e Danimarkës sa i përket përdorimit të burgjeve të Kosovës, një marrëveshje tjetër është linja hekurudhore Prishtinë-Mitrovicë një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm”, u shpreh ai.

Muja shtoi se puna e Kuvendit po vështirësohet, meqë opozita nuk po heq dorë nga qëndrimet./kp/

/GazetaSinjali/