image Të dyshuar me koronavirus tentojnë të kalojnë kufirin, pesë prizrenas arrestohen nga policia

Siguri

Të dyshuar me koronavirus tentojnë të kalojnë kufirin, pesë prizrenas arrestohen nga policia

news image

Pesë persona të dyshuar për Covid-19, nga fshati Dedaj në Prizren janë kapur nga policia duke tentuar ta kalojnë kufirin në Bernjak.

Sipas njoftimit të policisë këta e shkelën masën e vetë izolimit, prandaj u dërguan në stacionin policorë në Prizren.

”Ne lidhje me këtë rast është dërguar patrulla policore nga Prizreni, e cila bashkë me personat është kthyer ne Prizren, ku në stacion të Policisë në Prizren do të zhvillohet procedura ndaj tyre për shkelje të masave sipas ligjit anti Covid-19”.

Tutje bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën,  rreth orës 14:50. /Gazeta Sinjali/