image "Të dua nënë" - qytetarët në Tiranë solidarizohen me të moshuarën e dhunuar në Pejë

Shqipëri

“Të dua nënë” – qytetarët në Tiranë solidarizohen me të moshuarën e dhunuar në Pejë

news image

Një grup qytetarësh në Tiranë kanë dalë në “Sheshin Skënderbej” në mbështetje të të moshuarës e cila u dhunua nga infermieret në një azil në Pejë. Qytetarët kanë shkruar disa pankarta për të shpërndarë mesazhe kundër dhunës, për tu solidarizuar me të moshuarën.

“Të dua nënë”, “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës” janë disa nga mesazhet e shkruara nga qytetarët.

Ngjarja në Pejë ka tronditur mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri.

Ky abuzim u bë i njohur nga publikimi i një videoje në të cilën shfaqet infermierja Aurona Pelaj duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Pejë.

Punonjësja shihet duke goditur me shuplakë dhe shqelma në bark të moshuarën ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin.

/GazetaSinjali/