image “Të dua Goran”, shqiptarja ia shpreh dashurinë Bregoviqit

Sociale

“Të dua Goran”, shqiptarja ia shpreh dashurinë Bregoviqit

news image

Në festivalin e Birrës në Korçë, më 22 gusht pritet të performojë këngëtari serb, Goran Bregoviq, i cili do të jetë pjesë e kësaj feste të përvitshme.

Pjesëmarrja e këngëtarit serb po kundërshtohet nga shumë artistë shqiptarë, të cilët kanë hequr dorë nga performanca, si Dafina Zeqiri, Capital T dhe së fundmi Shemi i “Ilirëve”.

Për dallim prej atyre që kanë dalë kundër pjesëmarrjes së tij, ka prej tyre që mezi presin ta shohin.

Në njoftimin për blerjen e biletave në profilin e artistit serb në Instagram, pati komente të ndryshme.

Në komente shihen dy shqiptare duke e admiruar dhe shprehur dashurinë për Bregoviqin.

“Të dua Goran”, ka qenë njëri nga komentet.

“Je këngëtar i mirë, të përgëzojë”, ka komentuar në gjuhën angleze një komentuese tjetër.

Ndërkohë shumë të tjerë e kanë ofenduar dhe i thanë se nuk “je i mirëseardhur” dhe “të mos guxojë të vijë në Shqipëri”./GazetaSinjali/