image Të dielën Talat Xhaferi pritet të emërohet kryeministër në RMV

Rajon

Të dielën Talat Xhaferi pritet të emërohet kryeministër në RMV

news image

Qeveria teknike me kryeministër shqiptar në RMV, sot shpallen emrat e ministrave. Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi deklaroi se nesër është dita për dorëheqjen e tij dhe të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, e rrjedhimisht edhe e gjithë qeverisë.

Gjatë konferencës me gazetarët, Xhaferi sqaroi se pas një takimi konsultativ që ka zhvilluar me kryeministrin aktual, kanë përcaktuam terminët për zbatimin e kësaj procedure së zgjedhjes së qeverisë teknike.

“Vendimi ishte që gjatë ditës së nesërme të fillojë procedura me dhënien e dorëheqjes së Qeverisë, raportimi deri te kryetari i shtetit se qeveria është në dorëheqje, pason dorëheqja e Kryetarit të Kuvendit nga detyra, me çka hapet rruga që në seancën e parë të radhës e cila është konvokuar për më 26 janar, të mund të konstatohet dorëheqja e qeverisë aktuale, të konstatohet dorëheqja e kryetarit të parlamentit”, tha Xhaferi.

Më pas siç sqaroi Xhaferi, në të njëjtën seancë të plotësohet rendi i ditës, ku si pikë e parë do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit dhe në të njëjtën ditë, kryetari i shteti me propozim të shumicës parlamentare, do t’i ndajë mandatin mandatarit të ardhshëm.

“Supozoj se i 27-ti është koha kur mandatari duhet të dorëzojë propozim-programin dhe propozim-përbërjen e qeverisë deri te Parlamenti dhe me atë hapet rruga që me 28 janar, që korrespondon me ditën e 100-të para ditës së zgjedhjeve, të mbajmë dy seanca parlamentare, e para në të cilën do të zgjidhet qeveria dhe e dyta në të cilën, në bazë të asaj që me zgjedhjen e qeverisë ndërpritet mandati i deputetit gjegjësisht mandatarit ose kryeministrit teknik të zgjedhur në atë seancë, informohet KSHZ-ja se deputetit i është ndërprerë mandati, KSHZ-ja deri në parlament raporton për pranimin e kandidatit e ardhshëm”, tha Xhaferi.

Në të njëjtën ditë, kryeministri teknik propozon para Kuvendit listën e ministrave dhe zëvendësministrave plotësues dhe ato janë dy pikat për të cilat do të duhet në të njëjtën ditë më 28, pas zgjedhjes së qeverisë, të konvokohet seancë e re parlamentare në të cilën pika e parë do të jetë verifikimi i mandatit të deputetit që pason pas kryeministrit teknik dhe pika e dytë zgjedhja e zëvendësministrave.

Kryeministër teknik sipas marrëveshjes politike, do të jetë Talat Xhaferi, ndërsa për kryeparlamentar pritet të zgjidhet Jovan Mitrevski nga LSDM. /KlanMacedonia

/GazetaSinjali/