image Të dhënat e fundit nga tërmetet në Shqipëri: 50 të vdekur dhe afër 2500 persona të vendosur në hotele

Tërmetet/ Të dhënat e fundit nga tërmetet në Shqipëri: 50 të vdekur dhe afër 2500 persona të vendosur në hotele

news image

Edi Rama foli në mbledhjen e sotme të qeverisë ku foli për të rejat më të fundit nga situata pas tërmetit. Pas dhënies së lajmit të keq që numri i viktimave ka shkuar në 50 Rama tha se 2472 persona po akomodohen në hotele.

“Janë 2472 persona të akomoduar në hotele. Nga tërmeti janë dëmtuar 8 shkolla dhe një qendër shëndetësore”- tha kryeministri.

Kryemistri u tregua i ashpër me abuzuesit të cilët përfitojnë të strehohen në vende të ndryshme edhe pse banesat e tyre janë në rregull.

“Jo çdo krisje e murit e bën banesat të pabanueshme. Duhet të dimë që programet e rindëritmit janë programe vetëm për banorët që banesat i kanë të shkatërruara ose janë shpallur të pabanueshme nga ekspertët. Disa ekipe specialistësh vijnë sot nga jashtë, siç është ekipi bullgar të cilët do merren me analizën e banesave”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./Gazeta Sinjali/