image Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë fillojnë prodhimin e qeseve të mbeturinave

Kosovë

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë fillojnë prodhimin e qeseve të mbeturinave

news image

Në Burgun e Sigurisë së Lartë ka filluar prodhimi i qeseve të mbeturinave nga të burgosurit e kësaj qendre, shkruan Gazeta Sinjali.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se një makinë për prodhimin e këtyre qeseve e kanë pranuar si donacion nga organizata joqeveritare “Help Kosovo”.

Shërbimi korrektues njofton se vetëm në kontigjentin e parë janë prodhuar 120 mijë copë qese, duke kursyer kështu 5 mijë euro nga buxheti i SHKK-së.

“Me fillimin e prodhimit të qeseve për mbeturina nga të burgosurit, përveçse synohet rehabilitimi edhe risocializimi i tyre, synohet edhe ulja e shpenzimeve ekonomike, e po ashtu edhe rritja e nivelit të higjienës dhe pastërtisë brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Ky shërbim njofton se prodhimi i qeseve është duke u bërë nga të burgosurit e Burgut të Sigurisë së Lartë, ndërsa është duke u udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike e SHKK-së.

“Në punë janë të angazhuar rreth pesë të burgosur, e që gradualisht në vitin e ardhshëm synohet edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve.”

Aktualisht në Burgun e Sigurisë së Lartë janë duke funksionuar tri punëtori, në të cilat bëhet prodhimi i letrës higjienike, prodhimi i qeseve të mbeturinave, si dhe zdrukthëtaria.

Në këto punëtori janë të angazhuar mbi njëzet të burgosur, ndërsa produktet e prodhuara do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese./Gazeta Sinjali/

Në Burgun e Sigurisë së Lartë fillon prodhimi qeseve për mbeturina Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër aktiviteteve…

Posted by Shërbimi Korrektues i Kosovës on Thursday, December 24, 2020