image Këta janë dy të burgosurit që dyshohet se rrahën shokun e qelisë në Burgun e Dubravës

Siguri

Këta janë dy të burgosurit që dyshohet se rrahën shokun e qelisë në Burgun e Dubravës

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident që ka ndodhur mbrëmë në Burgun e Dubravës, ku në një qeli ka ndodhur një rrahje, ku janë përfshirë tre të burgosur. Dy prej tyre po dyshohet se kanë sulmuar fizikisht shokun e qelisë, për motive akoma të panjohura. Policia është vënë në dijeni për rastin, teksa Sinjali ka mësuar identitetin e tyre.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të burgosurit e dyshuar për këtë rast janë Sali Bajrami dhe Sylejman Muqa, ndaj të cilëve është iniciuar rast për sherrin që shkaktuan brenda qelisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 dhe si masë parandaluese që të mos eksalohet situata, oficerët kanë ndërhyrë e më pas është njoftuar Policia.

Në lidhje me përleshjen, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor”.

Kujtojmë se përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës.

/GazetaSinjali/