image Haxhiu e nënshkruan traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka - Sinjali

Haxhiu e nënshkruan traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka.

Ky traktat i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, sikurse edhe përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve.

“Nënshkrimi i Traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë së të dy vendeve me datën 21 dhjetor 2021, i cili shprehë përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët”, njofton Ministria e Drejtësisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin