image Rep këngëtarja e shqiptare Tayna i thumbon kolegët

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rep këngëtarja e shqiptare Tayna i thumbon kolegët

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Tayna, së fundmi është duke shijuar suksesin e këngës “Bye Bye”, në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Artistja në lidhje me suksesin e kësaj kënge ka vendosur të shprehet në rrjetin social Instagram, ku ka mbi një milion ndjekës.

“Unë i mbys çdo verë. Vitin e kalum Columbiana, këtë verë Bye Bye. Çka tjetër është në radhë? Kanë thënë se koha ime vetëm sa nuk ka përfunduar, ju kam thënë veç shpresoni”, ka shkruar Tayna.

@tayna

Rep-artistja këtë vit ka publikuar pesë këngë, tri prej tyre solo e dy në bashkëpunim me artistë të suksesshëm shqiptarë, transmeton Sinjali.

Në muajin gusht, Tayna publikoi këngët: “Pasite” në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Lyrical Son dhe “Bye Bye”, në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Që të dyja këngët deri më tani numërojnë miliona klikime në kanalin Youtube./Sinjali/