Këngëtarja Doruntina Shala, e njohur me emrin artistik ‘Tayna’, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor i cili mban titullin “Taka”.
Mirëpo, ky projekt duket se nuk po pëlqehet nga audienca, pasi vetëm pak minuta pas publikimit të këngës ajo është bombarduar nga komentet negative.
“Sun rrin me mu nëse nuk kom interes” është vetëm një frazë që bie në vesh nga krejt pjesa tjetër e këngës ku për 2 minuta e 52 sekonda fjala “taka” përmendet 80 herë.
Se kënga nuk po pëlqehet e thonë vet komentuesit të cilët në shumë raste ia kanë përmendur fillimet e karrierës kur emri i saj përmendej vetëm për hite./GazetaSinjali/