image Tayna për vitin 2019: Jam krenare dhe e lumtur për senet që kam arrit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Tayna për vitin 2019: Jam krenare dhe e lumtur për senet që kam arrit

news image

Doruntina Shala e njohur me emrin artistik si Tayna, e ka cilësuar vitin 2019 si të suksesshëm në karrierë dhe jetën personale.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vit per mu, perveq i suksesshem ne karrier, o’ kon edhe vit i pjekjes mentale e punes me veten n’aspektin personal. Kom hala rruge t’gjate perpara, po jom shume krenare dhe e lumtur per krejt senet qe i kom arrit n’cdo aspekt edhe shume optimiste per t’ardhmen. Faleminderit krejtve per kete vit te mrekullushem e t’mbushun me dashni qe ma keni dhuru. Kete vit qe po vjen kom me ju kthy hala ma shume dashnin e shpresoj qe keni me vazhdu m’u argtu me kongt e mia. Ju dua shume!”, ka shkruar Tayna në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B6vohUSgSBc/

Kujtojmë se “Sorry” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/