Reperja e njohur, Tayna, është njëra nga fytyrat publike që jetën private e ka mbajtur larg syrit mediatik, transmeton Gazeta Sinjali.
Por jo edhe gjatë, pasi pak kohë më parë ajo u kap krah një djali misterioz.
Ajo është fotografuar me agjentin milioner të futbollistëve të famshëm, Giovanni Santoro.
Kjo u vërtetua kur dyshja shihen duke u puthur në aeroport.
Por, po dyshohet se kjo lidhje ka përfunduar.
Çifti nuk janë parë më bashkë dhe as nuk ndiqen më në rrjetet sociale me njëri-tjetrin.
Por, reperja asnjëherë nuk ka reaguar ndaj pamjeve të publikuara në media dhe rrjete sociale.