image Tayna me mesazh mbështetës për një ndjekëse

Bota e Yjeve

Tayna me mesazh mbështetës për një ndjekëse

news image

Reperja e njohur nga Prizreni, ka bërë një gjest shumë të bukur për një ndjekëse të saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Tayna ka publikuar edhe mesazhet me këtë ndjekëse, ku ajo i kishte treguar se sa shumë ka ndryshuar pasi ka dëgjuar këngët e Taynas.

Ajo shkruan se ka pasur gjithmonë probleme me vetëbesim dhe disa këngë të Taynas, e kanë ndihmuar ta rris vetëbesimin.

Tayna i ka kthyer një përgjigje mbështetëse, duke i thënë se “të gjithë kemi probleme ndonjëherë, por nuk duhet ta lejojmë askënd të na bëj të ndihemi keq dhe të pavlerë”.

“Të gjithë kemi probleme ndonjëherë zemër. Edhe ato që konsiderohen si gratë më të bukura në botë kanë probleme. Thjesht duhet ta dish se ti je e bukur në mënyrën tënde, ti je unike dhe inteligjenca, zemra dhe shpirti yt janë ato që kanë më shumë rëndësi. Bukuria është thjesht një perceptim. Mos lejo askënd të të bëj të ndihesh keq ose e pavlerë. Ata nuk dinë asgjë”, i ka kthyer përgjigje reperja ndjekëses së saj.

/Gazeta Sinjali/