image Tayna e falënderon publikisht fansen e cila ia lidhi këpucën gjatë performancës

Bota e Yjeve

Showbiz/ Tayna e falënderon publikisht fansen e cila ia lidhi këpucën gjatë performancës

news image

Doruntina Shala e njohur me emrin artistik si Tayna është njëra prej artisteve më të kërkuara për momentin në estradën muzikore shqiptare.

Së fundmi në rrjet qarkulloi një video në të cilën shihet një fanse e rep-artistes duke ia lidhur këpucën asaj në mes të koncertit. E për këtë gjest, Tayna ka vendosur ta falënderojë publikisht vajzën, shkruan Gazeta Sinjali.

“I dua shumë fansat e mi. Sinqerisht e vlerësoj dashurinë që ma dhuroni. Faleminderit vajzës në fjalë, kushdo që je, ta ha zemrën. Bota ka nevojë për më shumë gra si ti”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory.

Teksa kujtojmë se “Edhe ti” në bashkëpunim me rep-artistin gjithashtu të njohur Mozzik është projekti i fundit muzikor i Taynës. Kënga është publikuar më 22 janar dhe deri më tani numëron mbi 15 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/