Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, do të publikojë versionin e riregjistruar të albumit “Red” në të cilin pritet të ketë edhe surpriza të tjera, përcjell Gazeta Sinjali.
Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja në Twitter ku edhe njoftoi se data e publikimit do të jetë 19 nëntori, shkruan Mirror.
“Kjo do të jetë hera e parë që dëgjoni të gjitha 30 këngët që kishin për qëllim të shkonin në Red’’, shkroi Swift.
“Red”, me tekstet emocionale dhe meloditë tërheqëse, e dërgoi 31 vjeçaren në vendin e parë në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar./GazetaSinjali/