image Taylor Swift publikon albumin më të ri

Muzikë

Muzikë/ Taylor Swift publikon albumin më të ri

news image

Kantautorja e njohur amerikane Taylor Swift, ka publikuar albumin më të ri “Lover”.

Ky album ka bërë edhe rikthimin e yllit të muzikës pop që nga publikimi i albumit “Reputation”, dy vjet më parë.

“Lover” përmban gjithsej 18 këngë, në mesin e të cilave ka edhe bashkëpunime, transmeton Sinjali.

Vetëm në tri orët e para në tregun muzikorë, albumi ka arritur të renditet si më i shituri në platformën iTunes, në 83 vende të botës.

“Lover” është albumi i shtatë i këngëtares dhe sipas mediave të huaja i dedikohet dashurisë me Joe Alwynin./Sinjali/