image Artisti i famshëm “fiksohet” pas Dua Lipës, i dedikon një këngë në albumin e ri

Bota e Yjeve

Artisti i famshëm “fiksohet” pas Dua Lipës, i dedikon një këngë në albumin e ri

news image

Albumi i dytë i Jack Harlow, Come Home the Kids Miss You , do të publikohet këtë të premte dhe më shumë detaje kanë dalë në dritë. Artisti ka një sërë bashkëpunimesh por ajo që ra në sy ishte një këngë me titull “Dua Lipa”, kushtuar yllit të famshëm shqiptar.

Megjithëse, mbetet e paqartë nëse këngëtarja shqiptare është pjesë e këngës. Artisti publikoi në fillim të kësaj jave një fragment nga kënga teksa thoshte: “Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një bashkëpunim”.

Kjo nuk është hera e parë që Jack shpreh admirimin e tij për yllin e popit.

Më pëlqen Dua Lipa”, tha ai për “Extra” kur u pyet për personin të cilin mezi priste ta takonte në Grammy. Së fundmi ata kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale.

/GazetaSinjali/