image Paratë e fituara nga albumi "Dafinë Moj", dorëzohen te Shoqata e Autizmit

Bota e Yjeve

Paratë e fituara nga albumi “Dafinë Moj”, dorëzohen te Shoqata e Autizmit

news image

Dafina Zeqiri në fillimin e muajit tetor ka publikuar albumin e titulluar ‘Dafina Moj’.

Këngëtarja shumë e suksesshme pati paralajmëruar se paratë e mbledhura do të dhurohen për bamirësi, dhe për këtë ajo e ka mbajtur fjalën e saj të dhënë.

Sot ajo ka njoftuar se paratë e mbledhura janë dërguar në vendin e duhur dhe se nga këto mjete do të ofrohen dy mijë orë shërbime multidisiplinare falas.

Kjo është njoftuar përmes storjes së saj në Instagram.

“Sot vizituam shoqatën Autizmi. Ku përveç që kaluam çaste të bukura duke kënduar dhe vallëzuar me fëmijët e shoqatës ashtu siç edhe kemi premtuar dorëzuam mjetet nga shitja e albumit “Dafinë Moj”. Nga mjetet e mbledhura do të ofrohen dy mijë orë shërbime multidisiplinare – falas për raste sociale që trajtohen në shoqatë. Kjo është nisma jonë për një kauzë kaq të madhe”, ka shkruar ajo në storje.

Dafina në albumin e saj ka shënuar tjetër sukses të madh.

Gjithashtu ajo ka pasur shumë bashkëpunime si me Butën, Lyrical Son, Elinelin dhe një nga bashkëpunimet e suksesshme gjithashtu ishte ajo me nënën e saj.

/GazetaSinjali/