image Taylor Swift ”mbretëresha” e shitjeve për 2019

Showbiz/ Taylor Swift ”mbretëresha” e shitjeve për 2019

news image

Taylor Swift është artistja që ka shitur më shumë albume në vitin 2019, sipas IFPI, organizatës që përfaqëson industrinë diskografike në botë, që e kurorëzoi për herë të dytë artisten amerikane, pas vitit 2014.

2019 ka qenë një vit suksesesh për Taylor Swift, që në gusht publikoi albumin e saj të shtatë “Lover”.

Albumi zuri vendin e parë në më shumë se 10 vende dhe, gjatë javës së parë të daljes në treg, arriti në tre milionë kopje të shitura në mbarë botën.

Çmimi “Global Recording Artist of the Year” është i shtati për Taylor Swift. /Gazeta Sinjali/