Ata janë dy nga futbollistët më të pëlqyer në trojet shqiptare e po ashtu edhe shumë të suksesshëm.
Fjala është për vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka, të cilët prej vitesh janë bërë pjesë e shtypit e faqeve rozë.
Dyshja janë mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, gjersa ndajnë me fansat imazhe e video të ndryshme duke mos lënë anash as njoftimet e tjera.
Së fundmi, Taulanti ka ndarë një postim në InstaStory ku tregon se së bashku me vëllain e tij, Granitin, i kanë blerë babait të tyre një makinë.
“Dhurata nga unë dhe Graniti për babanë më të mirë në botë”, ka shkruar ai.
Në bazë të imazhit, vetura duket të jetë e tipit Mercedes dhe ndër modelet e fundit.
Ata shihet se ruajnë një raport të mirë, pasi paraqitjet e tyre së bashku janë të shumta./Gazeta Sinjali/