Ikona e muzikës turke, Ibrahim Tatlises, i është rikthyer ekranit në edicionin e dytë të “IBO Show”, pas pauzës 9-vjeçare.
Në edicionin e ri që u transmetua mbrëmë, Tatlises këndoi me këngëtaren e njohur turke, Hulya Avşar, një ndër këngët e tij më të njohura “Mavi Mavi”.
Përveç që mahniti publikun, ky duet bërë që sytë e Tatlises të mbushen me lot.
Por, për t’i fshehur lotët, ai vuri dorën mbi fytyrë./Gazeta Sinjali/