image Pas aksidentit, Tatlises shkon në koncert me karrocë

Bota e Yjeve

Pas aksidentit, Tatlises shkon në koncert me karrocë

news image

Ikona e muzikës turke, Ibrahim Tatlises pësoi një aksident mëngjesin e djeshëm, ku makina me të cilën udhëtonte u përplas me një kamion dhe për pasojë përfundoi në greminë.

Pavarësisht kësaj këngëtari i njohur, ka dalë në skenë për të kënduar për fansat e tij me karrocë dhe këmbë të fashuara,

Tatlises, gjatë këtij koncerti tregoi rreth aksidentit që ka përjetuar.

Ai tha: “Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne”, tha ai.

/GazetaSinjali/