image Malet e Gjakovës po digjen qe 5 ditë, askush s'ka intervenuar

Kosovë

Pamje/ Malet e Gjakovës po digjen qe 5 ditë, askush s’ka intervenuar

news image

Tash e pesë ditë, malet në Shiman të Bokës në Gjakovë janë përfshirë nga zjarri.

Fotografitë vijnë nga një sinjalizuese e shqetësuar. Sipas saj, këto male po digjen tash e pesë ditë, derisa thotë se askush nuk ka intervenuar për ta shuar zjarrin.

Një sipërfaqe e madhe e këtyre maleve tashmë është bërë shkrumb e hi, gjersa zjarret po përhapen edhe më tej drejt zonave të banueshme, shkruan Sinjali.

Sipërfaqja e djegur ishte e mbjellur me drunjë burgu e halorë.

Sipas sinjalizueses, përveç drunjve, pjesa e përfshirë nga zjarri është e pasur me shumë kafshë e shtazë të ndryshme. /Sinjali