Tash e 14 ditë asnjë rast i ri me Covid-19 nuk është paraqitur në Komunën e Istogut, ndërsa pesë personat e infektuar pritet të ritestohen në tri ditët e ardhshme me dy teste radhazi.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj i cili shtoi se pesë të infektuarit janë të karantinuar në shtëpitë e tyre dhe janë në gjendje stabile.
Ndryshe, në këtë komunë deri tani janë konfirmuar 8 raste pozitive me koronavirus (një nga ta ka vdekur dhe një është shëruar) dhe janë pesë raste aktive./GazetaSinjali/