image "Tarzani i vogël...", familjarët me fjalë prekëse për të riun që dyshohet se kreu vetëvrasje

Sociale

“Tarzani i vogël…”, familjarët me fjalë prekëse për të riun që dyshohet se kreu vetëvrasje

news image

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në familjen Sutaj nga fshati Llukë e Deçanit, pasi djali i tyre 18-vjeçar Arlindi, dyshohet se i dha fund jetës. Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët e viktimës.

Të njëjtit 18-vjeçarin e përshkruajnë si një djalë të dashur, të qetë e të sjellshëm, teksa shprehin dhimjen e tyre.

“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të kusheririt tim Arlind Sutaj, siq e quaj une “Tarzani i vogel”💔 Në këto momente të vështira, ju shprehi ngushëllimet me të sinqerta babait Avnis, vllaut Shkumbinit, motres Teutes dhe gjithë familjes Sutaj! Zoti ua dërgoftë forcen ta përballoni dhimbjen! Shpirti i Arlindit pushoftë në Xhenet! Do të kujtojm gjithmonë si një i ri, i dashur, i qetë e shumë i sjellshem💔“, ka shkruar familjari i të ndjerit.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i tha Sinjalit se viktima është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë.

“Në orën 17:45, Policia është njoftu se në fshatin Llukë të Deçanit, në oborrin e shtëpisë është gjetur një person i shtrirë. Menjëherë kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merren sektori i hetimeve rajonale”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/