Zyra e Rregullatorit të Energjisë, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë njoftuar që nuk do të ketë rritje të çmimit të ngrohjes, raporton Sinjali
ZRRE ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Bordit kanë bërë të ditur së është vendosur tarifa për konsumatorët dhe është vendosur që çmimi të jetë i njëjti edhe për këtë sezone.
“Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Seancën e tij të dymbëdhjetë (XII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 12 tetor 2022, ka shqyrtuar dhe miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe tarifat për sezonën ngrohëse 2022/2023 për Ndërmarrjen NQ Termokos. Sipas vendimit të Bordit tarifat për konsumatorët do të mbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohëse”, thuhet në postim.