image Talibanët nuk ndalen, sulmojnë aeroportin e Kandaharit

Botë

Talibanët nuk ndalen, sulmojnë aeroportin e Kandaharit

news image

Pas marrjes nën kontroll të pothuajse pjesës më të madhe të territorit, pas tërheqjes së trupave amerikane dhe atyre të NATO, talibanët po vazhdojnë me sulmet e tyre ndaj forcave qeveritare.

Talebanët pasi kanë nën kontroll një pjesë të madhe të vendit, ata kanë ekzekutuar këdo që u ka dalë përpara. Kësaj radhe ata kanë sulmuar aeroportin e Kandaharit këtë të diel, duke lëshuar tri raketa në drejtim të këtij objekti, dy prej të cilave ranë në pistë, duke shkaktuar ndërprerjen e fluturimeve.

Çështja e menaxhimit të aeroporteve të Afganistanit është bërë një objekt debati prej disa muajsh, për shkak të rëndësisë që kanë në rajon.

Turqia ka shprehur gatishmërinë të marrë kontrollin e menaxhimit të aeroportit të Kabulit, por më pas ka kërkuar dhe mbështetjen e ShBA-së me logjistikë dhe financa. Por, talibanët i kanë bërë thirrje autoriteteve turke që të tërhiqen nga ky plan./Gazeta Sinjali/