image Talenti kosovar Redon Arifi në prova te gjiganti zviceran

Futboll

Talenti kosovar Redon Arifi në prova te gjiganti zviceran

news image

Futbolli kosovar vazhdon të nxjerrë në skenë talent të mëdha.

Kësaj radhe fjala është për futbollistin e 2 Korrikut, Redon Arifin që ka ngjallur interesim edhe për skuadrat e mëdha evropiane.

19-vjeçari tash e disa ditë është në Zvicër tek skuadra e Luzern ku është duke u testuar.

Arifi luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe ka një gjatësi prej 1.94 cm. Ai është pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës U19 dhe sigurisht që kalimi në skuadra evropiane do ta ngriste edhe më shumë nivelin e tij.

Provat i ka siguruar kompania SEM Management Zürich, Pajazit Sopi dhe Milazim Fetahu. /Gazeta Sinjali Sporti/