image Talebanët vrasin përkthyesin e amerikanëve dhe e varin në helikopter

Botë

Talebanët vrasin përkthyesin e amerikanëve dhe e varin në helikopter

news image

Një video me pamje të tmerrshme nga Afganistani po qarkullon në faqet e mediave ndërkombëtare, në të cilën shihet një burrë i varur në një helikopter “Black Hawk” që lëviz përreth Kabulit.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se viktima është një përkthyes i amerikanëve dhe se veprimi i talebanëve është me qëllim për të trembur të gjithë kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët e të huajve se do të kenë fatin e tij.

Pak më parë u raportua se talebanët kishin nisur një ofensivë për të gjetur të gjithë personat që kishin punuar për trupat e huaja.

Videon mund ta shihni KËTU.

/GazetaSinjali/