image Talebanët varin katër persona në mes të sheshit, dyshohej se kishin rrëmbyer një biznesmen - Sinjali

Talebanët varin katër persona në mes të sheshit, dyshohej se kishin rrëmbyer një biznesmen

news image

Talebanët kanë ekspozuar në publik trupat e katër burrave që u vranë pasi dyshohet se kanë kryer një rrëmbim në qytetin perëndimor të Heratit në Afganistan.

Një gazetar në qytet tha për CNN se katër burrat rrëmbyen një biznesmen me djalin e tij disa ditë më parë.

Talebanët liruan tregtarin dhe djalin e tij dhe vranë rrëmbyesit. Sipas gazetarit dhe një burimi tjetër te CNN trupat e rrëmbyesve u varën më pas në katër vende të ndryshme të qytetit të Heratit.

“Katër persona u vranë dhe një anëtar i armatosur i Emiratit Islamik u plagos në një përleshje në rrethin e 14 -të të Heratit.” tha zëvendësguvernatori i Heratit, Shir Ahmed Ummar Muhajir.

Kurse në fillim të këtij muaji trupat e katër rrëmbyesve të dyshuar u hodhën në sheshin qendror në Mazar-i-Sharif. Ata u raportua se ishin vrarë në një shkëmbim zjarri me talebanët pasi kishin rrëmbyer disa fëmijë.

Ndërkohë, nuk ka asnjë koment nga talebanët.

/GazetaSinjali/

People gather in the main square of Herat city in western Afghanistan, where the Taliban hanged a dead body from a crane. The Taliban announced in the square that the four were caught taking part in a kidnapping and were killed by police. 
People look up at a body hung by the Taliban from a crane in the main square of Herat city [AP Photo]

Shpërndaje artikullin