Talebanët kanë ekspozuar në publik trupat e katër burrave që u vranë pasi dyshohet se kanë kryer një rrëmbim në qytetin perëndimor të Heratit në Afganistan.
Një gazetar në qytet tha për CNN se katër burrat rrëmbyen një biznesmen me djalin e tij disa ditë më parë.
Talebanët liruan tregtarin dhe djalin e tij dhe vranë rrëmbyesit. Sipas gazetarit dhe një burimi tjetër te CNN trupat e rrëmbyesve u varën më pas në katër vende të ndryshme të qytetit të Heratit.
“Katër persona u vranë dhe një anëtar i armatosur i Emiratit Islamik u plagos në një përleshje në rrethin e 14 -të të Heratit.” tha zëvendësguvernatori i Heratit, Shir Ahmed Ummar Muhajir.
Kurse në fillim të këtij muaji trupat e katër rrëmbyesve të dyshuar u hodhën në sheshin qendror në Mazar-i-Sharif. Ata u raportua se ishin vrarë në një shkëmbim zjarri me talebanët pasi kishin rrëmbyer disa fëmijë.
Ndërkohë, nuk ka asnjë koment nga talebanët.