Një zyrtar taleban thotë se deklarata e Princit Harry në librin autobiografik “Spare”, ai nuk tregohet “as krenar e as i turpëruar” për veprimet e tij “barbare” dhe “mizore”.
Princi Harry duhet të sillet para një “gjyqi ndërkombëtar”, pasi “me krenari pranon krimin” për vrasjen e 25 luftëtarëve në Afghanistan, deklarohet një zyrtar i lartë taleban për “The Telegraph”.
Në librin e tij autobiografik “Spare”, i cili është publikuar në Spanjë të enjten, Duka i Sussex tregon në detaje se si ka shkuar në gjashtë misione gjatë turneut të dytë të tij në Afghanistan në vitin 2012 dhe ka vrarë 25 luftëtarë talebanë.
Por, talebanët të cilët e rikthyen pushtetin në Afghanistan në muajin gusht, reaguan të zemëruar.
“Princi Harry gjithmonë do të mbahet mend, sepse afganët nuk do të harrojnë kurrë vrasjen e burrave të tyre të pafajshëm. Autorët e krimeve të tilla një ditë do të sillen para gjyqit ndërkombëtar dhe kriminelët si Harry, të cilët me krenari pranojnë krimet e tyre, do të gjykohen para komunitetit ndërkombëtar”, tha Khalid Zadran, zëdhënës i policisë në Kabul.
Zadran shtoi se përshkrimi i Princit Harry për ata që ka vrarë si “copa shahu” dhe që “nuk ndihet as krenar e as i turpëruar” për veprimet e tij, ishte “mizor dhe barbar”, dhe veprime të tilla kanë legjitimuar kryengritjen e talebanëve kundër trupave të NATO-s në Afghanistan.
“Forcat okupuese në Afghanistan zakonisht fillonin akcionet natën në fshatrat tona. Princi Harry ishte i përfshirë në këto akcione, i cili ka marrë jetët e dhjetra afganëve të paprojtur.
Prandaj, veprimet mizore dhe barbare të tij dhe të tjerëve nxitën që popullsia afgane të ngritet drejt një kryengritjeje të armatosur kundër tyre. Këtë kryengritje e quajmë xhihad të shenjtë”, tha Zadran.