image Talebanët premtojnë siguri për të huajt në Kabul

Botë

Talebanët premtojnë siguri për të huajt në Kabul

news image

Talebanët përmes një postimi sonte kanë njoftuar se u premtojnë siguri qytetarëve të huaj dhe anëtarëve të misioneve diplomatike në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Ne garantojmë siguri të plotë për të gjithë ambasadorët, misionet diplomatike dhe të huajt në Kabul. Të gjithë ata që janë këtu duhet ta dinë se nuk janë në rrezik,” tha zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid në një postim në Twitter.

Ai tutje shtoi se “luftëtarëve të Emiratit Islamik të Afganistanit iu tha të siguronin sigurinë në Kabul dhe qytete të tjera në vend.”

Gjatë ditës së sotme në Kabul hynë pa rezistencë militantët e lëvizjes radikale talebane dhe morën zyrat qeveritare, të cilat u braktisën nga forcat pro-qeveritare, sipas Al-Arabiya,

Talebanët kanë thënë se do të merrnin kontrollin mbi të gjithë qytetin në orët e ardhshme dhe u bënë thirrje banorëve të Kabulit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për arsye sigurie.

Ministri në detyrë i Brendshëm afgan, Abdul Satar Mirzakwal ka vendosur një shtetrrethim në Kabul, i cili zgjat nga ora 21:00, në mënyrë që të parandalojë provokimet dhe të mundësojë siguri për civilët. /GazetaSinjali/