Talebanët kanë marrë nën kontrollin e tyre ruajtjen e ambasadës ruse në Kabul, ka thënë sot i dërguari special i presidentit rus për Afganistanin, Zamir Kabulov.
“Ata tashmë kanë marrë përsipër ruajtjen e ambasadës ruse,” tha Kabulov për stacionin radio Echo Mockvi.
Kabulov tha se një pjesë e stafit të ambasadës ruse në Kabul do të marrë leje ose do të largohet nga ambasada.
Ditën e djeshme më 15 gusht talebanët hyn në Afganistan duke shkaktuar trazira dhe me mijëra afganë që tentojnë të braktisin vendin për shkak të frikës dhe panikut nga talebanët.
Raportohet për pesë persona të vrarë gjatë ditës së sotme me 16 gusht në Aeroportin e Kabulit në Afganistan. /GazetaSinjali/