image Talebanët e shpallin qeverinë e re në Afganistan

Botë

Talebanët e shpallin qeverinë e re në Afganistan

news image

Shpallet qeveria e përkohshme në Afganistan nga talebanët, qeveri kjo e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i brendshëm, raporton BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Kjo qeveri do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkë-themeluesin e talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, bëri të ditur një zëdhënës për gazetarët.

“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re“, shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.

Sarajuddin Haqqani, ministri i ri i brendshëm i detyrës, është kreu i grupit militant të njohur si rrjeti Haqqani të cilët janë të lidhur me talebanët dhe kanë qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën dy dekadëshe të vendit.

Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes, Amir Khan Muttaqi si ministër i jashtëm në detyrë, ndërkaq Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.

Më shumë se tre javë më parë, talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit. /GazetaSinjali/