image Talat Xhaferi i bën horë te qendra për dokumente në Tetovë, godet tavolinën teksa flet me personelin

Rajon

Talat Xhaferi i bën horë te qendra për dokumente në Tetovë, godet tavolinën teksa flet me personelin

news image

Kryeministri i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka kërkuar llogari nga kryeshefi i sektorit të dokuementeve në Tetovë dhe personeli, meqë kishte radhë të qytetarëve duke pritur. Kjo qendër funksionon brenda objektit të Stacionit të Policisë në Tetovë.

Me të arritur te qendra dhe i pa qytetarët duke pritur, Xhaferi kërkoi të dinte se cili ishte shefi.

“Kush është shefi”, pyeti ai.

Pastaj me të hyrë në zyrë, kërkoi që të ketë organizim të punës.

“Organizoni, që të mos mblidhen njerëzit”, tha Xhaferi.

Aty iu kthye ashpër edhe një punëtori të stacionit të policisë, i cili ndodhej aty. Ai tha se ishte aty për të marrë një dokument, por Xhaferi nuk i besoi dhe i kërkoi të kthehej tek vendi i punës. Goditi edhe tavolinën.

“Shko te vendi i punës, se ti nuk ke punë këtu…Ndëgjo ti, tash të kallzoj unë ty. Ti nuk ke punë zyrtarë këtu asnjë send, ti ke ardh këtu për të pirë kafe”.

Pastaj u është drejtuar edhe zyrtarëve aty.

“Mos kallxo probleme, problemet nuk dua t’i dëgjoj, ju jeni këtu për zgjidhje. Ju duhet të keni zgjidhje Nuk duhet të presin gjithë ditën njerëzit këtu…Ju jeni këtu për ata njerëz, nuk janë ata për juve”, dëgjohet duke thënë Xhaferi.

/GazetaSinjali/