image Vuçiq bie ‘dakord’ për dokumentet, jo targa

Politikë

Vuçiq bie ‘dakord’ për dokumentet, jo targa

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është gati t’ia shtrëngojë dorën presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me një kusht.

Kjo në rast se Vuçiq pajtohet të heqë dorë nga letra e bardhë që e jep Beogradi për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në shtetin serb.

Nëse pala tjetër vepron kështu Kurti, në intervistë për gazetën gjermane “DIE WELT”, shtoi se edhe pala kosovare s’do të vendosë masën reciproke për dokumente e nga 1 shtatori s’do të kishte rregulla të reja.

Por, Vuçiq e pranon reciprocitetin me një kusht e ai është që në këtë masë mos të përfshihen serbët e Kosovës.

“Por ju s’mund t’i ndaloni serbët e Kosovës që i kanë dokumentet serbe dhe t’i thoni se s’mund të hyj në Kosovë e të shkoj në shtëpinë e tij dhe të shkoj nga aty në Serbi për shkak se s’i kanë dokumentet tuaja. Ne kërkojmë që ata të kenë të drejtën të lëvizin me dokumente tona, sepse ato janë dëshmi e shtetësisë serbe”, tha kryetari i Serbisë të premten.

Derisa për dokumente edhe mund të ketë pajtim problem del çështja e targave.

“Ata duan të thonë se dikush mund të jetë në Mitrovicë me targa BG, por jo me targa KM, sepse ky emërtim, pra “Kosovska Mitrovica”, nuk mund të jetë pjesë e Serbisë. Kurse e pranojnë që Beogradi është pjesë e Serbisë. Këto janë gjëra thelbësore dhe serbët s’do t’i pranojnë. Unë s’kam mandat që të pranoj diçka të tillë”.

Vuçiq shtoi se dialogun e pret një “fazë e rëndë” pasi që pritet diskutimi i krijimit të Asociacionit, ndërkohë ka treguar se vazhdon kontaktet me emisarët amerikan e evropian.

/GazetaSinjali/