image Rada Trajkoviq thotë se i janë konfiskuar dokumentet

Politikë

Rada Trajkoviq thotë se i janë konfiskuar dokumentet

news image

Rada Trajkoviq ka shkruar një postim në Twitter një orë më parë, duke treguar se ka qëndruar në vijën administrative pa shpjegim dhe arsye, duke shtuar se “në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme i janë marrë dokumentet dhe i është penguar liria e lëvizjes”.

“Mirëmëngjesi. Që prej orës së njëmbëdhjetë, pa shpjegim dhe arsye, jam duke qëndruar në vijën administrative, ku më janë konfiskuar dokumentet në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme dhe më është penguar liria e lëvizjes”, shkruan ajo në Twitter.

“Erdhi një i ri rreth të 20-ave dhe tha se ishte nga BIA. Ai nuk prezantohej, nuk më merrte në pyetje, nuk më jepte arsye pse jam ndalur, por më thoshte se ka vetëm një urdhër që të mos më japë dokumente. Natyrisht, ai erdhi vetëm për të justifikuar ndalimin tim të paligjshëm”, tha ajo.

Kujtojmë se të enjten Trajkoviq u ndalua për herë të parë nga policia serbe në vendkalimin Merdare gjatë hyrjes në Kosovë. Ajo i tha N1 se punonjësit e policisë i thanë se ajo ishte regjistruar në mënyrë që t’i konfiskoheshin dokumentet. Pas disa orësh ndalim, ajo u lejua të hynte.

/GazetaSinjali/