image Taksisti i dyshuar tentoi të arratiset, u kap nga policia në Fushë Kosovë

Siguri

Taksisti i dyshuar tentoi të arratiset, u kap nga policia në Fushë Kosovë

news image

Një taksist ka përfunduar sonte në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ka plagosur një taksist tjetër, në rrugën “George Bush”, në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se 32-vjeçari që dyshohet për këtë rast është Ismail Ismaili, i cili pasi plagosi personin tjetër kishte tentuar të arratiset.

Mirëpo, ai nuk ia doli pasi që u kap nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë.

Nga i dyshuari policia ka sekuestruar armën qe dyshohet se u përdor në rast.

Gazeta Sinjali ka mësuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti verbal që kishin dy taksistët mes vete.

Të njëjtat burime njoftuan se ishin fjalët “pse po m’kqyr” që shtynë të dyshuarin t’ia drejtojë armën taksistit.

Ndryshe, gjendja e viktimës është e rëndë.

Nga QKUK kanë bërë të ditur për Sinjalin se 32-vjeçari është plagosur me dy plumba, një në këmbë dhe një në bark.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/