image Takohen Veliu, Zemaj e Qalaj, konstatojnë se zbatimi i masave ka ndikuar në rënien e numrit të të infektuarve

Kosovë

Takohen Veliu, Zemaj e Qalaj, konstatojnë se zbatimi i masave ka ndikuar në rënien e numrit të të infektuarve

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot e ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Sipas njoftimit, në takim është biseduar rreth koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me COVID 19.

“Gjatë takimit u vlerësua se ka një trend të mirë të zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve, që ka ndikuar direkt në numrin më të vogël të qytetarëve të infektuar. Po ashtu u vlerësua puna e shkëlqyer e Policisë së Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës dhe u kërkua njëkohësisht nga të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e Institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia së bashku me Inspektorët janë duke vazhduar aktivitetet në tërë territorin e Kosovës me orar të zgjatur, ndërsa Policia i ka angazhuar 4 mijë pjesëtarë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali