image Takohen Veliu e Haziri, flasin për menaxhimin e pandemisë dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë

Kosovë

Takohen Veliu e Haziri, flasin për menaxhimin e pandemisë dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është takuar sot me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19 si dhe për funksionalizimin e plotë të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Postimi i plotë i Agim Veliut:

Me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, diskutuam për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.
Shpreha mirënjohjen time për punën e madhe që po bën dhe angazhimin e tij në udhëheqjen e shtabit emergjent në Komunën e Gjilanit.

Vlerësuam të domosdoshëm bashkërendimin në mes të qytetarëve dhe përgjegjësve institucional për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, biseduam edhe rreth funksionalizimit të plotë të Ligjit për Zyrtarët Publikë, i cili ndërlidhet direkt në përmbushjen e nevojave të komunave të Kosovës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1726712057475808