Sot në “Ftesë në 5” ishte e ftuar Olsa Muhameti, autorja e “Kepit të Vipave” që do të nisë transmetimin në Top Channel.
Olsa zbuloi se krahas protagonistëve, xhirimeve në Bodrum iu bashkua edhe Kristi.
Ky është ballafaqimi i parë publik mes tij dhe Keisit pas përfundimit të lidhjes së tyre në “Big Brother Vip”.
“Kristi ishte i ftuar i produksionit për të dhënë disa përfundime, por aty u bë një lëmsh. U nervozova në një moment, sepse mua më vjen keq se i dua gocat dhe u ndjeva shumë keq kur po i shihja që po xhirohej një skenë e tillë. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, se s’ po dua të nxjerr më shumë detaje se çfarë ka ndodhur te Kepi. Por prisnim të vinte e të jepte disa përfundime, por u bë një rrëmujë aty. Kjo ndodh në episodin e dytë dhe në fillim të episodit të tretë”, zbuloi ajo.