image I bëri publike sëmundjen dhe kërkoi rikthimin me të, Stresi tregon si është raporti me Keisin pas “BBV”

Bota e Yjeve

I bëri publike sëmundjen dhe kërkoi rikthimin me të, Stresi tregon si është raporti me Keisin pas “BBV”

news image

Reperi Stresi njëkohësisht fitues i “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga reality-show.

Por përpos fitores ai ka folur ndër të tjera edhe për raportin që ka tani me ish-partneren e tij Kejsin, duke zbuluar se kanë komunikuar edhe privatisht pas fitores së tij.

Ai rrëfeu se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por nuk preferoi që të tregonte më shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si diçka personale e që preferon ta mbajë të tillë.

Po ashtu ai foli edhe për arsyet se përse nuk zgjodhi të krijonte dicka me vajzat e shtëpisë, duke u shprehur se nuk kishte hyrën në “BBVK” për të gjetur dashurinë dhe kishte mbajtur një pozicion të qartë që në fillim.

Stresi tha ndër të tjera që së shpejti do të vijë me dy këngë të forta, njëra prej të cilave është bashkëpunim dhe tjera solo. Por nga ana tjetër theksoi se falë Big Brother do të realizojë edhe një dokumentar për karrierën e tij.

Kujtojmë se brenda shtëpisë së “Big Brother” Stresi bëri publike se ish partnerja e tij vuan nga një sëmundje e rëndë.

/GazetaSinjali/