image Takohen Abdixhiku e Abbotti, flasin për parandalimin e virusit Covid-19

Kosovë

Takohen Abdixhiku e Abbotti, flasin për parandalimin e virusit Covid-19

news image

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin britanik në Kosovës, Nicholas Abbott.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim u diskutua përballja me pandeminë e koronavirusit si dhe masat që janë ndërmarrë në Kosovë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus.

“Ambasadori Britanik, përgëzoi ministrin Abdixhiku për angazhimin në menaxhimin e situatës me aranzhimin e kthimit të kosovarëve nga vendet e tjera dhe izolimin e tyre për 2 javë, në mënyrë të organizuar”, bëhet e ditur në njoftim./Gazeta Sinjali/