Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, sot rreth orës 08:00 ka filluar takimin në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Më pas pritet të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimet e veçanta pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Kurti tashmë ndodhet në takim, kurse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmërohet të ketë takimin e tij në orën 9:00.
Sipas mediave serbe, krahas Borrellit, palën evropiane në takim do ta përfaqësojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.