image Takimi në Ohër, Kurti: Projekti më i rëndësishëm i BE-së pas luftës së dytë botërore

Politikë

Takimi në Ohër, Kurti: Projekti më i rëndësishëm i BE-së pas luftës së dytë botërore

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi i nesërme në Ohër është projekti më i madhë i Bashkimi Evropian që nga lufta e dytë botërore.

Në një intervistë për emisionin “360gradë” në AlsatM, Kurti ka deklaruar se ky projekt është politik e ekonomik, historik e gjeopolitik i Evropës dhe sipas tij edhe i mbarë botës.

“Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori nënshkrimi i një marrëveshje në Ohër. Kjo nuk është qasje konstruktive dhe njëkohësisht nuk mendoj se kjo dëshmon përkushtim. Ne kemi nevojë që ta shprehim shpresën dhe optimizmin tonë për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, po zhvillojmë takime të nivelit të lartë, po ndërmjetëson BE-ja, që është projekti më i rëndësishëm politik e ekonomik dhe procesi më i rëndësishëm, historik e gjeopolitik i Evropës dhe do thosha i mbarë botës, pas përfundimit të luftës së dytë botërore, andaj do duhej të merrej shumë më me seriozitet takimi i nesërm.” – ka thënë Kurti.

/GazetaSinjali/