Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë pas takimit me krerët e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë në Turqi, se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një imazh të ri.
“Po i forcojmë marrëdhëniet tona fqinjësore bazuar në respekt të ndërsjellë. E kaluara të lihet prapa dhe të krijohet e ardhmja në bazë të vlerave paqësore universale”, ka shkruar Abazoviqi në Twitter.
Për takimin me AbazoviqIn ka shkruar edhe Kurti.
“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve në asnjë vend dhe asnjëherë. Vetëm një botë që është e bashkuar dhe aktive e demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Twitter.