image Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, Sali Berisha iu uron sukses palëve

Politikë

Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, Sali Berisha iu uron sukses palëve

news image

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për takimin që është duke u mbajtur në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Berisha përmes një postimi në Facebook, i ka uruar sukses palëve që janë në takim.

Miq, në Bruksel po zhvillohet takimi trilateral midis BE, Kosovës, Serbisë për marrëveshjen bazë midis këtyre dy të fundit, shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rajonin tonë. Le të urojmë suksese takimit të palëve!” – ka shkruar Berisha në Facebook.

/GazetaSinjali/