Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në mëngjesit e ditës së sotme ka marrur rrugë për në Qeveri. Takimi i paralajmëruar nga dita e djeshme është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë, ndërmjet tij dhe kryeministrit Kurti.
Greva e vendosur nga SBAShK-u javë më parë ka paralizuar institucionet e arsimit në Kosovë, e që ka bllokuar me mijëra nxënës në shtëpi.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për ndërprerje dhe fillim të procesit mësimor, grevistës nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre që ia kanë adresuar Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri Kurti në vazhdimësi deri sot, kishte refuzuar një takim me Rrahman Jasharajn, me pretendimet se kërkesat e SBAShK-ut janë të paqëndrushme dhe nuk kanë kuptim.